Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Raportimet për Princin, gazeta pranon se jashtëligjshëm mblodhi informacione për Harryn

Tabloidi britanik “Daily Mirror” ka pranuar dhe ka kërkuar falje se jashtëligjshëm ka mbledhur informacione për Princin Harry në raportimet e tij.

Gazeta këto qëndrime i ka shpalosur në procesin gjyqësor për hakimin e telefonit të princit.

Gazeta ka vazhduar të mohojë se ka hakuar telefonin e Princit për të zbuluar mesazhet zanore, mirëpo ka pranuar se kishte disa prova të instruksioneve të palëve të treta për t’u përfshirë në nxjerrje të jashtëligjshme të informacioneve.

Gazeta në dokumentet e gjykatës ka thënë se nuk do të përsëritet sjellja e tillë.

Tabloidi britanik ka thënë se kërkimfalja nuk është taktikë për të reduktuar dëmet, por për të treguar se një sjellje e tillë nuk është dashur të ndodhte kurrë.

Princi Harry dhe disa të famshëm të tjerë kanë paditur gazetën për shkelje të privatësisë.