Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, ka fituar rastin gjyqwsor për shkelje të privatësisë ndaj një tabolidi, i cili e kishte publikuar letrën e shkruar me dorë babait të saj, Thomas Markle.
Gjykatësi i rastit ka vendosur për një gjykim të përshpejtuar, me qëllim të shmangies së gjykimit të plotë.
Markle e kishte paditur publikuesin e gazetës “Associated Newspaper Limited”, pasi që tabloidi i këtij grup “Mail on Sunday” i kishte publikuar me fotografi disa pjesë të letrës së shkruar me dorë, të cilën ajo ia kishte dërguar babait të saj Thomas Markle, në vitin 2018.
“Mail on Sunday” dhe “Associated Newspapers” më herët kishin bërë të ditur se qëndrojnë prapa vendimit për t’i publikuar ekstraktet e letrës dhe kanë njoftuar se do ta mbrojnë rast me rigorozitet.
Është vendosur që të mbahet një tjetër seancë dëgjimore lidhur me rastin ndërkaq përcaktimi i hapave të radhës do të vendoset më 2 mars 2021.
-
Meghan Markle fiton gjyqin kundër mediave që ia cenuan privatësinë
-
Gazeta e akuzuar konteston pretendimin e Meghan Markleit
-
Hidhet poshtë padia për shpifje ndaj Meghan Markelit e ushtruar nga motra e saj
-
Princi Harry fiton gjyqin ndaj gazetës britanike, kompensohet me mijëra euro
-
Raportimet për Princin, gazeta pranon se jashtëligjshëm mblodhi informacione për Harryn