Filmi i ardhshëm aksion, “The Gray Man”, po konsiderohet një prej projekteve më ambicioze të Netflixit deri më tani.
Ai vjen i mbushur me adrenalinë dhe bazohet në librat bestseller me të njëjtin titull të autorit, Mark Greaney.
“The Gray Man” e rrëfen historinë e një ish-agjenti të CIA-s që detyrohet të luftojë për jetën e tij, pasi tradhtohet nga shteti për të cilin kishte sakrifikuar gjithçka. Netflixi ka vendosur të investojë në maksimum për këtë projekt, i cili është bërë filmi më i shtrenjtë i prodhuar nga kjo platformë deri më tani.
Në rolet kryesore i sjell superyjet e Hollywoodit, Ryan Gosling dhe Chris Evans, ndërsa xhirimet e tij janë zhvilluar në Francë dhe Çeki. Besohet se edhe dy vazhdime të reja të këtij filmi janë në zhvillim e sipër.
“The Gray Man” do të lansohet ekskluzivisht në Netflix por edhe nëpër kinema, nga 15 korriku i këtij viti.
-
Publikohen shifrat e shikueshmërisë së filmit “The Gray Man”
-
Chris Evans ia ofron mundësinë një fansi që ta shoqërojë mbi qilim të kuq
-
Reynolds, protagonist i filmit të “Netflixit”
-
“The Adam Project” filmi i ri i Netflixit me protagonist Ryan Reynoldsin
-
“Red Notice” filmi i ri i Netflixit që duhet shikuar patjetër