Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Red Notice” filmi i ri i Netflixit që duhet shikuar patjetër

Është publikuar traileri zyrtarë i filmit të ardhshëm të Netflixit, “Red Notice”, i cili i bënë bashkë tre prej yjeve më të mëdhenj të filmave aksion në Hollywood, Dwayne “The Rock” Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot.

Ky projekt që besohet se do të shndërrohet në hitin e radhës së platformës së njohur digjitale, e sjell historinë e një agjenti të FBI-së me parime të mira, John Hartley, të cilit i caktohet detyra t’i sjell para drejtësisë disa prej kriminelëve më të mëdhenj në botë. Pa e menduar dhe planifikuar, ai ndeshet me dy hajdutë rival në mes të një grabitjeje, Nolan Booth dhe The Bishop. John vendos ta bëjë një marrëveshje me Nolanin për t’i ndihmuar ta arrestojë hajduten e talentuar, The Bishop, dhe si shpërblim për ndihmën e tij, i premton Nolanit se do ta shpëtojë nga telashet me të cilat është ngatërruar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi i mbushur me skena aksion dhe momente komike, fillimisht ishte planifikuar të lansohet nëpër kinema, para se Netflixi ta blinte atë nga studioja “Universal” në verën e vitit 2019. Ky do të jetë projekti më i shtrenjtë i platformës deri më tani, i realizuar me një buxhet prej 200 milionë dollarësh.

“Red Notice” e shënon premierën në Netflix më 12 nëntor të këtij viti.