Krijuesit e serisë së njohur të Netflixit, “The Crown”, thuhet se do ta zemërojnë familjen mbretërore britanike, pasi që sezoni i ardhshëm do ta eksplorojë lidhjen e dashurisë midis Princit Filip dhe aristokrates Penny Knatchbull, që ishte 30 vjet më e re se ai.
Aktorja Natascha McElhone do ta portretizojë rolin e 68-vjeçares Penny, përderisa Jonathan Pryce do ta luajë bashkëshortin e mbretëreshës Elizabeth, princin Philip, i cili ka vdekur në prill në moshën 99-vjeçare. Ndërkaq Imelda Staunton shfaqet në cilësinë e Madhërisë së saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportimeve, eksplorimi i marrëdhënies së Philipit dhe Pennyt nuk ka gjasa që të mirëpritet nga familja mbretërore. Një burim ka thënë për “The Sun” se “kjo është lidhje që natyrisht habiti shumë njerëz dhe nxiti shumë pëshpëritje, porse Mirëpo Philip dhe Penny pohuan se ishin thjesht miq”.
“Krijuesit e ‘The Crown’ besojnë se është një marrëdhënie e denjë për t’u eksploruar dhe zgjedhja e një aktoreje veterane si Natascha është reflektim i profilit të lartë të rolit”, ka bërë të ditur burimi.
Një përfaqësues i pallatit mbretëror në Buckingham nuk ka pranuar që të flasë lidhur me rastin. “MailOnline” u është drejtuar përfaqësuesve të Netflixit për koment, porse nuk ka marrë përgjigje.
Penny u konsiderua si njeri i besueshëm i princit Philip, shoqëruese besnike dhe “arkë e sekreteve”. Teksa tërë raporti ishte krijuar mbi pasionin e tyre të përbashkët për sportin e drejtimit të karrocave, ata ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
Penny mendohet se është takuar me Philipin në vitin 1974, kur ishte në lidhje me Norton Knatchbullin, një nga miqtë më të ngushtë të princit Charles në Shkollën Gordonstoun në Skoci.
Vajza e vetme e Reginald Eastwoodit, një kasap i shndërruar në biznesmen, u arsimua në Zvicër para se të merrte diplomë biznesi në Shkollën Ekonomike të Londrës. Earl Mountbatten, 73 vjeç, prejardhja e familjes së të cilit është Broadlands në Hampshire, ku mbretëresha dhe duka i Edinburgut kaluan muajin e mjaltit, është nipi i Lordit Louis Mountbatten, xhaxhai i Princit Philip.
Kur u martua me Pennyn më 1979 – kur princi Charles ishte njëri nga shoqëruesit e dhëndrit - kishte kaluar vetëm dy muaj pasi që Lord Mountbatten ishte vrarë nga IRA.
Earl gjithashtu humbi vëllain e tij Nicholas dhe gjyshen, Lady Brabourne, kur një bombë e vendosur në barkën e peshkimit të familjes shpërtheu në County Sligo.