Tiffany Haddish, Dave Franco, Sam Richardson dhe Ilana Glazer, janë ndër yjet protagonistë të serialit të ti të titulluar, “The Afterparty”.
Projekti i ardhshëm i platformës “Apple TV+” i takon zhanrit mister dhe komedi dhe në të luajnë edhe aktorët tjerë të njohur, si Zoë Chao, Ike Barinholtz dhe Ben Schwartz.
Dave Franco e luan rolin e një pop ylli i cili vritet në mënyrë misterioze gjatë një ndeje në shtëpinë e tij, kurse personazhi i komedianes Tiffany Haddish është një detektive e cila mundohet ta zbardhë këtë krim dhe ta zbulojë vrasësin.
Seriali besohet se do të mirëpritet nga publiku për shkak të dozës së humorit të përfshirë në të dhe kastës së mrekullueshme të aktorëve, derisa regjinë e tij e kanë bërë Chris Miller dhe Phil Lord, regjisorët e filmave të suksesshëm në arkat filmike, “Spider-Man: Into the Spider-Verse” dhe “21 Jump Street”.
Sezoni i parë i serialit “The Afterparty” që i përmban gjithsej tetë episode, lansohet më 28 janar të këtij viti në platformën digjitale “Apple TV+”.