Filmi i ri me spiune gra ku luan aktorja e njohur hollywoodiane Jessica Chestain, “The 355”, është filmi që duhet shikuar gjatë vitit të ardhshëm.
Projekti kinematografik i regjisorit Simon Kinberg, me një ekip aktoresh gra të cilat vijnë në rolin e spiuneve profesionale ka pësuar disa herë ndryshim të datës së lansimit, por përfundimisht studioja prapa realizimit të këtij projekti, “Universal Pictures”, ka vendosur ta lansojë atë për publikun e gjerë më 7 janar të vitit 2022.
“The 355” e rrëfen historinë e një grupi spiunesh nga agjenci të ndryshme ndërkombëtare, të cilët duhet të punojnë bashkë për ta parandaluar krijimin e konflikteve mes shteteve dhe ndalimin e një incidenti që mund të sjellë valë tronditëse në botë. 5 gratë e guximshme dhe të talentuara detyrohen ta lënë anash rivalitetin dhe mosbesimin mes tyre, në mënyrë që ta krijojnë grupin e parë sekret të përbërë nga agjente gra në Revolucionin Amerikan.
Në rolet protagoniste të filmit vijnë yjet: Jessica Chastain, Lupita Nyong’o, Diane Kruger, Fan Bingbing dhe Penelope Cruz. E krahas grave të suksesshme të hollywoodit, në këtë projekt luajnë edhe aktorët Sebastian Stan dhe Edgar Ramírez.
Emri i filmit “The 355” ka për qëllim ta nderojë agjenten amerikane 355, një nga spiunet e para gra gjatë Revolucionit Amerikan. Identiteti i vërtetë i kësaj gruaje është ende i panjohur edhe pas kalimit të qindra vjetëve, por arritjet e saj të jashtëzakonshme nuk janë harruar kurrë.
-
Jennifer Lopez u kthehet filmave romantikë me “Office Romance”
-
Cohen dhe Pike përballen kokë më kokë në filmin “Ladies First”
-
Kirsten Dunst i bashkohet kastit të vazhdimit të filmit “The Housemaid”
-
Spielberg i rikthehet zhanrit fantastiko-shkencor me “Disclosure Day”
-
Scarlett Johansson i bashkohet filmit të ri “Exorcist” të Mike Flanaganit