Krenar me suksesin e Dua Lipës po ndihet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Pas një interviste që Lipa dha për “RollingStone”, ajo u përfol nga shumë të njohur.
“Mjaft e mahnitshme të shohësh yjet e muzikës pop të Kosovës, si Dua Lipa, duke dominuar në skenën globale të muzikës, por kurrë nuk i harrojnë shtëpitë e tyre”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Twitter.
Lipa e përshkroi muzikën e saj si një kombinim me vallëzimit dhe vajit.
“Është diçka e mërzitshme dhe e pikëllueshme, por më pas ju dëshironi të vallëzoni me të”, ka thënë ajo.
Quite amazing to see #Kosovo pop stars like @dualipa dominate global music scene but never forgetting their home. https://t.co/Q1cZtBquKc
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) July 18, 2017
Artikuj të ngjashëm