I kandiduari për “Oscar”, Terrence Howard, po i jep fund aktrimit pasi që të përfundojë hit-drama e tij televizive Empire pas sezonit të fundit.
Aktori e bëri paralajmërimin e tij të pensionimit gjatë një interviste në emisionin televiziv Extra të mërkurën, duke zbuluar se ka gjëra të tjera që dëshiron t’i bëjë me jetën e tij.
"I kam dhënë fund aktrimit. I kam dhënë fund shtirjes," tha ai. "Thjesht po përqendrohem ta sjell të vërtetën në botë."
Ylli shpeshherë misterioz nuk hyri në detaje rreth planeve të tij pas aktrimit, por e pranoi se do t’i mungojnë miqtë e kastit të Empire kur të përfundojë hit seria: "Do të më mungojnë shumë, edhe ekipi", shkruan KOHA Ditore.
Sezoni i fundit i Empire do ta ketë premierën në Amerikë më 24 shtator.
-
“Empire” do të përfundojë pas sezonit të gjashtë
-
Nicolas Cage tregon pse ka menduar të tërhiqet nga aktrimi pas filmit “Dream Scenario”
-
John Cena zbulon “pasionin numër një” – nuk është aktrimi apo WWE
-
LeBron James thotë se pas pensionimit do të drejtohet kah aktrimi
-
Terrence Howard tregon arsyet pse refuzoi rolin e këngëtarit Marvin Gaye