TV drama e Taraji P. Henson dhe Terrence Howard, “Empire”, do të përfundojë pas sezonit të ardhshëm të gjashtë.
Seriali, i bazuar në një familje të industrisë muzikore, është zgjedhur kohët e fundit për një tjetër sezon, pas dramës së sulmit të aktorit Jussie Smollett dhe përleshjes, ndërsa tani si duket ky do të jetë edhe sezoni i fundit i serisë.
Ende nuk ka plane për kthimin e Smollett në seri pasi ai u arrestua për paraqitjen e një raporti të rremë në polici në Chicago, Illinois dhe më pas u lirua pasi që të gjitha akuzat u hodhën poshtë.
Zyrtarët e qytetit aktualisht po e padisin aktorin për orët jashtë orarit të policisë në këtë rast, ndërsa kryebashkiaku Rahm Emanuel dhe polici i Chicagos janë ende të bindur se Smollett e inskenoi sulmin e tij.
Drama e vuri në hije sezonin më të fundit të Empire, në të cilin luajti aktori në një rol të minimizuar, shkruan KOHA Ditore.
Edhe
“Emily in Paris” përfundon pas sezonit të gjashtë
Shefi i rrjetit Fox, Charlie Collier, e bëri paralajmërimin për sezonin final të hënën (13 maj), duke e quajtur serialin e bashkëkrijuar nga Lee Daniels një "fenomen revolucionar kulturor".
"Po e shndërrojmë sezonin e fundit në një ngjarje të madhe televizive, po përpiqemi të dalim energjik", tha ai, duke zbuluar se sezoni i gjashtë do t’i ketë 20 episode. "Ua mundësoni fansave ta kenë fundin që e meritojnë".