Pasi që aktori 36-vjeçar, Jussie Smollet, për publikun më i njohur për serinë "Empire", zezak dhe homoseksual i hapur, tha se kishte qenë viktimë e sulmeve raciste dhe homofobike, duke i akuzuar për këtë mbështetësit e kryetarit Donald Trump, ka përfunduar edhe në paraburgim. Ai e raportoi një sulm të rrejshëm për ta promovuar karrierën e tij, njoftoi policia e Chicagos.
Aktori dhe këngëtari, i cili u dorëzua në pesë të mëngjesit të së enjtes, ndërsa një ditë më parë u akuzua për raportim të rremë do të dëgjohet në një gjykatë në Chicago. "Ai u përpoq ta përdorte racizmin për ta promovuar karrierën e tij", tha shefi i policisë së Chicagos, Eddie Johnson, shkruan KOHA Ditore.
T’ju rikujtojmë, në fund të janarit, Smollet paraqiti padi në të cilën deklaroi se persona të maskuar e kishin sulmuar në qendër të Chicagos, duke fyer për shkak të racës dhe orientimit seksual. Pastaj tha se e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin lidhur një lak rreth qafës dhe ia kishin derdhur një lloj kimikati.
Sipas policisë, dy vëllezër, të cilët janë zezakë, e pranuan se Jussie i kishte paguar që ta inskenonin sulmin, por gazetarët lokalë madje i kanë gjetur edhe pamjet nga kamerat e survejimit duke blerë gjëra që u duheshin për mashtrimin në fjalë.
Përndryshe, ky sulm i rremë në publik e kishte nxitur një varg reagimesh, dhe shumë të famshëm si Emma Watson, ish-nënpresidenti Joe Biden dhe këngëtarja Katy Perry, deri në momentin e zbulimit ishin në anën e 36-vjeçarit, duke mos ditur se e gjitha ishte e inskenuar.
-
Janë ngritur akuza të reja kundër aktorit Jussie Smollett
-
Aktori shpallet fajtor pasi organizoi sulmin ndaj vetes për famë
-
“Empire” do të përfundojë pas sezonit të gjashtë
-
Burri që sulmoi në darkën e korrespondentëve, akuzohet për tentim vrasje të Trumpit
-
Një ndër burrat e sulmuar nga Shia LeBeouf kërkon të ngrihen akuza kundër tij për urrejtje