Janë ngritur gjashtë akuza kriminale ndaj ish-aktorit të serisë “Empire”, Jussie Smollett, për inskenimin e një sulmi të rremë ndaj tij. Këto akuza të reja ndaj aktorit, vijnë një vit pasi akuza të ngjashme ishin hedhur poshtë papritmas nga prokurorët vendas.
Aktori 37-vjeçar Smollett, i cili është homoseksual, po akuzohet për paraqitjen e katër raportimeve të rreme në Departamentin Policor të Chicagos, rreth deklarimit se ishte viktimë e një krimi të urrejtjes. Kështu, në mënyrë specifike aktori po akuzohet për sjellje të çrregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHedhja poshtë e akuzave të mëparshme u përcollën me shumë zhurmë dhe kritika nga kryebashkiaku i asaj kohe, Rham Emanuel, dhe eprori i policisë së qytetit, të cilët e quajtën këtë veprim keqtrajtim të drejtësisë. Më pas, ata e kishin dërguar lëndën në Gjykatën e Qarkut ku edhe kanë kërkuar që prokurori special, Dan Webb, të emërohej për rishqyrtimin e këtij rasti. Dhe me rekomandimin e Webbit, juria e Gjykatës Qendrore i ka rikthyer akuzat ndaj aktorit, pothuajse një vit pas hulumtimeve të kryera nga zyra e tij.
Smollett dhe avokatët e tij nuk kanë pranuar të komentojnë rreth rastit.
Aktori po vazhdon me insistimin se e ka treguar të vërtetën kur ka raportuar në polici, që është sulmuar në rrugë nga dy persona me maska, të cilët i kanë vënë lakun rreth qafës dhe kanë derdhur kemikate mbi të, teksa i kanë bërë sharje raciste dhe homofobike.
Smollett i cili e ka portretizuar kantautorin Jamal Lyon në serinë e kanalit Fox, “Empire”, por më pas ishte pushuar nga puna, e ka paditur qytetin e Chicagos në muajin nëntor, duke i akuzuar zyrtarët komunal për përndjekje me keqdashje.