Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Tenet” vjen nëpër kinema në muajin gusht

Filmi i ri i regjisorit Christopher Nolan, “Tenet”, tani është bërë me datë zyrtare të lansimit.

Pas disa vonesave të lansimit nëpër kinema për shkak të pandemisë së koronavirusit, “Tenet”, ishte larguar nga kalendari i projekteve të studios filmike “Warner Bros” për të lansuar duke u shtyrë deri në kohë të pacaktuar.

Por, vetëm pak ditë më vonë në mediat botërore u raportua se ky projekt me buxhet të lartë, do të shfaqej nëpër kinematë evropiane gjatë muajit gusht. Dhe, tani më në fund është konfurmuar lajmi se “Tenet” do të debutoj në më shumë se 70 shtetet të botës, më 26 gusht të këtij viti.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filmi fillon së shfaquri një javë më vonë në kinema të selektuara, më 2 shtator 2020.

“Tenet” fillimisht ishte planifikuar të lansohej nëpër kinema nga 17 korriku i këtij viti, por kjo datë ishte shtyrë për 31 korrik për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit.

Edhe Shtyhet sërish data e lansimit të filmit “Tenet” Showbiz Shtyhet sërish data e lansimit të filmit “Tenet”

Në këtë projekt të shumëpritur kinematografik, luajnë aktorë të listës A në Hollywood, si: John David Washington, Robert Pattinson, Elizabeth Debicki, Maichael Caine dhe Kenneth Branagh.

Me skenar dhe regji të Nolanit, filmi “Tenet” e sjell historinë e një agjenti sekret në detyrë për ta parandaluar shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore.