Të gjithë adhuruesit e filmave me buxhet të lartë, të mbushur me skena aksion dhe që trajtojnë tema komplekse, duhet të presin edhe ca kohë për ta parë projektin e fundit kinematografik të regjisorit të famshëm Christopher Nolan, “Tenet”.
Studioja prapa këtij projekti, “Warner Bros”, kishte vendosur fillimisht ta lansonte atë nëpër kinema nga 17 korriku i këtij viti, por kjo datë ishte shtyrë për 31 korrik për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit. Dhe tani, data e lansimit të filmit ka pësuar sërish ndryshime, transmeton Koha.
Në komunikatën e fundit për media u bë e ditur se “Tenet”, vjen nëpër kinematë botërore më 12 gusht.
Në këtë projekt të shumëpritur kinematografik, luajnë aktorë të listës A në Hollywood, si: John David Washington, Robert Pattinson, Elizabeth Debicki, Maichael Caine dhe Kenneth Branagh.
Me skenar dhe regji të Nolanit, filmi “Tenet” e sjell historinë e një agjenti sekret në detyrë për ta parandaluar shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore.
Edhe
Christopher Nolan zbulon ëndrrën e tij, të realizojë një film horror
Xhirimet e filmit kishin filluar në maj të vitit 2019, si dhe kanë zënë vend në shtete të ndryshme të botës, si: Danimarka, Estonia, India, Italia, Norvegjia, Britania e Madhe dhe Amerika.
Me një buxhet prej 205 milionë dollarëve, që është projekt origjinal më i shtrenjtë i regjisorit Nolan, filmi duhet t’i arkëtojë deri në 500 milionë dollarë për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet.
-
Matt Damon thotë se xhirimet e filmit “The Oddysey” ishin jashtëzakonisht sfiduese
-
Zendaya mezi pret ta shohë “The Odyssey”: Do të ketë skena që nuk janë bërë kurrë më parë
-
Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit
-
Matt Damon në trailerin e ri të filmit të Christopher Nolanit