Në “Met Gala 2025”,
Kjo sepse “Met Gala”
Tema e këtij viti, “Superfine: Tailoring Black Style”, është një eksplorim i ndikimit të stilit të burrave afroamerikanë në historinë e modës, duke filluar nga “dandyt” elegantë (burra me veshje të kuruar deri në perfeksion) e deri te fuqizimi personal përmes kostumit.
Kodi i veshjes, i titulluar “Tailored for You” (Qepur për ty), sipas Institutit të Kostumeve të MET-it është i konceptuar qëllimisht për të ofruar udhëzime dhe për të ftuar interpretim kreativ.
Për këtë arsye, nga hyrjet e para në tapetin e kuq deri në kalimin përmes dyerve të muzeut, konkurrenca për të hyrë në listën e të veshurve më mirë ishte e ashpër. Veçanërisht sepse komiteti drejtues i këtij viti përbëhej nga ikonat më të guximshme të stilit: aktori Colman Domingo, garuesi i F1 Lewis Hamilton, këngëtari A$AP Rocky dhe këngëtari e disenjatori Pharrell Williams, që iu bashkuan kuratores legjendare të ngjarjes, kryeredaktores së prestigjiozes Vogue, Anna Wintour.


“'Met Gala' është një platformë ku stili bëhet deklaratë kulturore”, shkruan Vanity Fair, duke e cilësuar kodin e këtij viti si një ftesë “për vetëshprehje dhe rikrijim të historisë përmes modës”.
Sipas Vanity Fair, yjet e veshur më së miri, ishin këngëtarja Rihanna, e cila përmes veshjes që vinte në pah barkun e saj të rrumbullakosur, bëri të ditur se është shtatzënë. Agjencia e lajmeve Associated Press ka raportuar se ajo po pret fëmijën e tretë me nikoqirin e mbrëmjes, A$AP Rocky.

Në listën e të veshurve më së miri ishte edhe aktori Colman Domingo që kishte veshur kostum nga brendi i njohur “Valetino”.

Gjithashtu në liste ishte edhe aktorja Zendaya, e cila u shfaq me kostum tërësisht të bardhë.

Listës iu bashkuan edhe këngëtarja e njohur Coco Jones, u shfaq me veshje të bardhë, të punuar tërësisht me gurë e perla si dhe këngëtarja Jennie nga grupi i K-popit, BLACKPINK, e cila u shfaq me veshje të kuruar nga brendi Chanel.

Influencuesi i rrjeteve sociale, Khaby Lame, u shfaq po ashtu në këtë mbrëmje. Ai kishte veshur kostum ngjyrë hiri me stolisur me shumë orë xhepi, si dhe me një mantel sipër. Edhe veshja e tij ishte në mesin e më të mirave.

Aktorja Lipita Nyong’o e veshur tërësisht me kostum ngjyrë tirkiz të hapur, mbi të cilin kishte një pelerinë me po të njëjtën ngjyrë, ishte po ashtu pjesë e listës.

Në listën e të veshurve më mirë këtë vit ishte edhe këngëtarja legjendare Lauryn Hill, e cila kishte veshur një kostum të verdhë të hapur, me kollare ngjyrë kafe, dhe e kishte kombinuar me një çantë të kaltër të ndezur.

Në këtë listë bëjnë pjesë sigurisht edhe nikoqirët e mbrëmjes, Hamilton e Williams.
Vëmendje tërhoqi edhe aktorja e njohur Pamela Anderson, e cila edhe në këtë mbrëmjë u shfaq pa grim, me një fustan ngjyrë hiri të punuar tërësisht me gurë.

Çiftet më të stiluara të Met Gala 2025
Ngjarja nuk ishte vetëm një festë mode, por edhe një mbrëmje dashurie për disa nga çiftet më të dashur të showbiz-it, të cilët shfrytëzuan rastin për të parakaluar në tapetin e kuq me koordinim perfekt.
Sipas Business Insider, Gabrielle Union dhe Dwyane Wade shkëlqyen në veshje elegante bardh e zi, duke sjellë nuanca ngjyrash përmes aksesorëve të tyre: Union zgjodhi një gjerdan me rubinë të kuqe, ndërsa Wade i dha gjallëri pamjes me një jelek të kaltër të stolisur me gurë.

Ndërkohë, aktori i filmit “Sing Sing”, Domingo, solli dramë dhe finesë me një mantel mëndafshi të kaltër të kombinuar me një kostum të qepur mjeshtërisht nga Valentino. Bashkëshorti i tij, Raúl Domingo, ishte po aq i guximshëm me një kostum ngjyrë vjollcë me shkëlqim.
Edhe shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, dhe i dashuri i saj, aktori, Callum Turner tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me prezencën e tyre elegante.
Lipa ishte veshur nga brendi “Chanel”.

