Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Teigen feston 50-ditëshin pa alkool

Chrissy Teigen njoftoi se nuk kishte pirë alkool qe 50 ditë, në një postim të shtunën. Themeluesja 35-vjeçare e “Cravings” rrëfeu se është koha më e gjatë deri më tani pa pirë alkool, pasi eksperimentoi për herë të parë në nëntor pas humbjes tragjike të foshnjës së palindur.

Teigen ka qenë e hapur për raportin e ndërlikuar me alkoolin në të kaluarën dhe gjithashtu ka një histori abuzimi me alkoolin në familjen e saj, por ka thënë se do ta ndryshojë këtë gjë.

Teigen ka ndarë një video ku shihej e shtrirë në dysheme me dy fëmijët dhe bashkëshortin John Legend. “Sot janë bërë 50 ditë që nuk kam pirë! Do të duhej të ishte gati një vit, por kam pirë disa gota verë gjatë kësaj kohe. Është periudha më e gjatë që nuk kam pirë fare!”, ka thënë ajo.

“Ende nuk e di nëse nuk do të pi më kurrë, por e di që nuk më shërben për të mirë. Nuk argëtohem më shumë, nuk kërcej, nuk qetësohem. Sëmurem, më zë gjumi dhe zgjohem e sëmurë, duke e humbur një natë të mrekullueshme.

“Jam argëtuar kur kam pirë dhe vlerësoj këdo që mund ta shijojë atë me përgjegjësi !!!!”, ka vazhduar ajo, gjersa ka rrëfyer se kishte stërvitur tri ditë këtë javë, që është diçka e re për të. Teigen kishte hequr dorë nga alkooli së pari në nëntor dhe disa ditë para vitit të ri kishte treguar se ishin bërë katër javë pa pirë. Ajo e kishte marrë këtë vendim si një mënyrë për ta ndihmuar veten të shërohet pas humbjes së foshnjës së palindur 20-javëshe në fund të shtatorit.

Ylli i “Chrissy's Court” meritat ia ka dhënë një libri që e kishte lexuar (“Quit Like a Woman: The Radical Choice to Not Alcohol in a Obsessed ëith Alcohol” nga Holli Whitaker) si arsye për ndryshimin e stilit të jetesës. Ajo u tha ndjekësve të saj në atë kohë: “Po i jap fund budallallëqeve që bëj para të tjerëve, jam e lodhur nga alkooli dhe ndihem e ndyrë, duke mos qenë në gjendje fle”.

Chrissy ka qenë gjithmonë e hapur për raportin me alkoolin në të kaluarën dhe është tallur me veten në mediat sociale kur ishte “e dehur”.

Artikuj të ngjashëm