Ylli i reality-shows dhe themeluesja e markës së jetesës dhe mirëqenies Poosh, Kourtney Kardashian, ka zbuluar se që nga viti 2022 nuk konsumon alkool. Ajo ndau këtë arritje personale më 16 janar përmes Instagram Stories, duke shkruar: “U thashë atyre që nuk kam pirë alkool prej 3 vitesh. Fancy Friday.”
46-vjeçarja e ndau këtë moment pas postimeve të fundit ku foli për ndikimin pozitiv që ka bashkëshorti i saj, bateristi i Blink-182, Travis Barker, në jetën e saj. Kardashian e ka përshkruar martesën me Barker si një “nder” dhe ka publikuar një urim të gjatë në Instagram për 50-vjetorin e tij më 14 nëntor 2025.
Në postim ajo shkroi: “Wow…Gëzuar 50-vjetorin burrit tim të bukur!! Falënderues, bujar, i sinqertë, i vërtetë, i përkushtuar, familjar, i talentuar, i mbijetuar… vetëm disa nga fjalët që përdorin ata që të njohin më mirë! Ti je lideri i familjes tonë, shtëpia ime. Ti më inspiron çdo ditë të jem një person më i mirë. Është nder të jem gruaja jote dhe gëzimi më i madh të jetoj pranë teje.”
Kurtney dhe Travis, të martuar që nga viti 2022, janë prindër të djalit dyvjeçar Rocky Thirteen. Barker gjithashtu është babai i Landon, 22, dhe Alabama, 20, dhe është baba i ligjshëm për Atiana De La Hoya, 26, fëmijën e ish-gruas Shanna Moakler. Ai është gjithashtu pjesë e familjes së Kardashian/Disick, duke përfshirë Penelope, 13, Reign, 11, dhe Mason, 16.
Bashkëshorti nuk ngurroi t’i kthente lavdërimet, duke shkruar në komentet e postimit: “Të dua shumë gruaja ime. Faleminderit që e bën çdo ditë të ndihet si një bekim.”