Kompania që prodhon dramën britanike “Hollyoaks” ka miratuar një skemë për të mbrojtur punëtorët, me qëllim të parandalimit të pabarazisë racore në ekip.
Masat e kompanisë “Lime Pictures” u ndërmorën, pasi disa anëtarë të ekipit të aktorëve kanë pohuar se janë përballur me racizëm në dramën britanike.
“Si komunitet dhe si kompani është e qartë se kemi bërë disa gjëra të gabuara. Së bashku do të përmirësohemi dhe do të mësojmë nga gabimet tona”, thuhet në një njoftim të shefeve të kompanisë, Kate Little dhe Claire Poyser, raporton BBC.
Në muajin qershor, një prej yjeve të serisë, Rachel Adedeji, ka thënë të ketë përjetuar diskriminim racor teksa punonte në serinë e “Channel 4”.
Adedeji ka thënë se një producent i lartë, një anëtari me ngjyrë të ekipit i është referuar me thirrje raciste dhe se aktoret me ngjyrë ishin urdhëruar të ndryshonin stilin e flokëve.
Edhe
Samantha Morton ndihet e nderuar që u krahasua me Heath Ledgerin
Dy muaj më parë, producentët e “Hollyoaksit” kanë thënë të jenë shokuar dhe pikëlluar nga problemet që dolën në sipërfaqe.
Ndërkohë, një tjetër yll i shfaqjes teatrore, Talia Grandt, ka pranuar se kishte vështirësi dhe përballje me agresion gjatë realizimit të serive.
-
Andy Serkis mbron mungesën e diversitetit në kastin e “Lord of the Rings”
-
Ricky Gervais refuzon të marrë pjesë në dokumentarin e BBC-së për “The Office”
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Zyra e Starmerit thotë se SHBA-ja po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë