Një burrë është shtruar në spital i plagosur rëndë pas të shtënave jashtë shtëpisë së reperit Drake në Toronto, raporton “TMZ”. Lëndimet e burrit nuk janë të rrezikshme për jetën, ndërsa Policia ka konfirmuar se Drake nuk ishte viktima.
Të shtënat ndodhën rreth orës 02:10 të mëngjesit të së martës me kohën lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Toronto Sun” ka raportuar se i plagosuri ishte një nga rojet e sigurisë së Drake.
I dyshuari ka ikur me veturë pas të shtënave. Nuk janë dhënë përshkrime as të të dyshuarit, as të veturës. Policia ka thënë se është duke hetuar.
Një foto nga ajri e rezidencës së Drake u shfaq në “Not Like Us”, kënga e fundit e publikuar nga Kendrick Lamar në betejën muzikore me reperin kanadez, që është intensifikuar ditëve të fundit. Megjithatë, s’është konfirmuar ndonjë lidhje mes sulmit dhe fotografisë.
Drake dhe Kendrick Lamar kanë fyer njëri-tjetrin në një seri këngësh, ku përmendet edhe familja. Megjithatë, tekstet nuk kanë pasur kërcënime direkte për dhunë. Beteja filloi vjeshtën e kaluar, por është intesifikuar javën e kaluar, ku të dy publikuan pesë këngë në tre ditë gjatë fundjavës.
LEXO EDHE: