Tayna dhe Ledri kanë publikuar të enjten edhe një projekt të përbashkët muzikor.
Dy reperët e famshëm kosovarë kanë sjellë për fansat këngën “Hala”, të cilës i kanë shoqëruar edhe videoklipin.
Ky është bashkëpunimi i dytë mes dy artistëve. Në vitin 2018 ata patën publikuar këngën “A je” e cila u shndërrua në hit.