Showbiz

Taylor Swift ringjall ngatërresën me Kim Kardashian

Taylor Swift e ka ringjalli grindjen e saj me Kim Kardashian, duke lënë të kuptohet se komentet e kaluara të yllit të reality TV e përshkallëzuan të gjithën.

Kim i doli në mbrojtje bashkëshortit të saj Kanye West kur ai këmbënguli që Swift ia kishte dhënë atij të drejtën të tallej me të në tekstin këngës së tij “Famous”.

Kur Taylor i mohoi pretendimet e tij në vitin 2016, Kardashian shkroi në Twitter që ta theksonte se ishte "Dita Kombëtare e Gjarprit", para se ta publikonte regjistrimin që dukej se e tregonte Swiftin duke e lejuar për tekstin e këngës ndërsa ishte në interfonin e telefonit me Kanye.

Këngëtarja e hit këngës “Look What You Made Me Do” nuk ka folur kurrë për dramën, por në një artikull të ri të revistës “Elle” e bën të qartë se Kim e preku thellë me vërejtjet e saj në mediat sociale.

"Nga përvoja ime, e kam parë se ngacmuesit duan që njerëzit të frikësohen prej tyre dhe të merren seriozisht", shpjegon këngëtarja. "Disa vjet më parë, dikush e filloi një fushatë urrejtje në internet duke më quajtur gjarpër në internet. Fakti se kaq shumë njerëz u pajtuan me këtë më shtyu të ndihesha më së ulëti që jam ndier ndonjëherë në jetën time".

Taylor zbulon se e ktheu negativitetin në pozitivitet duke e kthyer komentin e Kimit për gjarprin në mbështetje skenike në turneun e saj Reputation.

"Nuk mund t'ju tregoj se sa të vështirë e kisha të mbahesha nga të qeshurat sa herë që kobra ime e fryrë 19 metërshe, e quajtur Karyn, shfaqej në skenë para 60.000 adhuruesve ulëritës.

Taylor zbulon se asaj kurrë nuk i kishte kërkuar ndjesë Kimi, duke shtuar, "Do të ishte mirë nëse do të mundë të na kërkonin falje njerëzit që na ngacmojnë, por ndoshta gjithçka që unë do të marr ndonjëherë është kënaqësia se mund të mbijetoj, dhe të përparoj me gjithë të gjithave".