Reperi Kanye West po kritikohet për heqjen e emrit të Taylor Swiftit në këngën e tij të re “Carnival”, të cilën e ka vendosur në albumin e tij të sapopublikuar, Vultures, Volume 1, raportoi të dielën Daily Mail.
Në përgjigje të teksteve “objektivizuese” që në dukje synojnë yllin 34-vjeçar të popit, fansat e saj e akuzuan reperin 46-vjeçar se ende ka mbetur me mendje në të kaluarën dhe është i fiksuar pas saj.
Historia e tij në lidhje me ngacmimin e këngëtares ka filluar me fjalimin e saj të pranimit të çmimit për Videon e Vitit në 2009 MTV VMA.
“Ai është 46 vjeç dhe jeton ende në vitin 2009”, ka thënë një fans në rrjetet sociale.
Një tjetër pyeti: “A nuk është i lodhur Kanye duke qenë problematik? Jam mërzitur prej tij të jem i sinqertë”.
“Kanye e ka ngacmuar me të vërtetë Taylor që kur ishte 19 vjeç. Kur do të ndalet? Si mund ta lë këtë vajzë të qetë”, ishte reagimi i një fansi tjetër.
Edhe
Taylor Swift nuk shqetësohet nga reagimet për albumin e saj të ri
Ai e ka përmendur këngëtaren edhe më parë në këngën e tij të vitit 2016, të titulluar Famous.
Në atë kohë, Swift e bëri të qartë se ajo u ofendua për tekstin e këngës së tij Famous, dhe videoja muzikore shoqëruese përshkruante gjithashtu një Taylor të zhveshur të shtrirë në shtratin e tij.