Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taylor Swift jep donacion për viktimat e tornadove në Tennessee

Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift ka dhënë 1 milion dollarë amerikan si donacion për viktimat e tornadove në Tennessee.

“Nashville është shtëpia ime dhe fakti që kaq shumë njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre është shkatërrues për mua”, ka thënë Swift, raporton FemaleFirst.

Fituesja e çmimit “Grammy” ka dhuruar mjete edhe për persona të varfër në qytete të ndryshme, gjatë turneut 'Eras Tour' e saj.

Taylor dhuroi mjaft para për të bërë 125,000 vakte për personat e varfër në Tampa Bay, Florida.

Muzikantja nisi turneun “The Eras” në Glendale, Arizona, më 17 mars, dhe u zbulua se ajo bëri një donacion surprizë për “Arizona Food Bank Netëork” si pjesë e një angazhimi për të bërë një ndikim pozitiv në komunitetet gjatë turneut të saj.

"Nuk është e zakonshme të pranosh një telefonatë nga dikush që punon si PR për Taylor Swift, kështu që ne ishim dyshues në fillim, por fatmirësisht kjo doli të jetë absolutisht e vërtetë”, ka thënë Terri Shoemaker, zëvendëskryetar për punë të jashtme në rrjetin e Bankës Ushqimore të Arizonës.

Edhe Forbes shpall Taylor Swiftin muzikanten më të pasur ndonjëherë Showbiz Forbes shpall Taylor Swiftin muzikanten më të pasur ndonjëherë

33 vjeçja, që së fundmi është bërë miliardere, me këtë gjest ka treguar zemërgjerësinë e saj dhe është vlerësuar lartë.

Është konfirmuar se shumë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e këtyre tornadove.

Swift është nga Pennsylvania por më vonë është shpërngulur në Nashvile që të ndiqte ëndrrën për t’u bërë këngëtare.