Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taylor Swift shpërblen ekipin e saj me dhurata luksoze

Këngëtarja e mirënjohur, Taylor Swift, ka shpërblyer ekipin e saj me dhurata shumë të kushtueshme, pasi fitoi çmimin kryesor në ceremoninë “Grammy”, raporton Yahoo.

Këngëtarja shpërbleu 30 anëtarë të ekipit të saj me dhurata që kapin vlerën e jo më pak së 160 mijë dollarëve.

Këngëtarja që deri më tani ka fituar 14 çmime “Grammy”, bleu produkte nga brende të njohura si “Louis Vuitton” e “Cartier” për t’i shpërblyer gratë që janë asistente, këshilltare, agjente e menaxhere të saj.

Dhuratat përfshinin çanta krahu nga brendi “Cartier” të bëra me fije ari 18 karatëshe, me ngjyrë rozë, që kapin vlerën prej 2500 dollarësh.

“Taylor ka kaluar një natë historike pasi fitoi në “Grammy”, ajo është gjithmonë falënderuese ndaj ekipit të saj. Njerëzit u emocionuan shumë nga ato dhurata dhe ju pëlqyen shumë”, ka thënë një burim për “The US Sun”.

Taylor ju ka dhuruar grave të ekipit edhe çanta nga brendi “Louis Vuitton” që kushtojnë 2900 dollarë.

Edhe Forbes shpall Taylor Swiftin muzikanten më të pasur ndonjëherë Showbiz Forbes shpall Taylor Swiftin muzikanten më të pasur ndonjëherë

Edhe burrat e ekipit, Swift i shpërbleu me çanta nga këto dy brende luksoze, në vlerë prej 2500 deri në 3300 dollarë.

Burimi ka treguar se Swifti i do dhe kujdeset për anëtarët e ekipit e saj sikur t’i kishte anëtarë të familjes.

Këngëtarja ka bërë histori në spektaklin ndarjes së çmimeve “Grammy”, pasi ka fituar për të katërtën herë çmimin “albumi i vitit”.