American Country Music Awards (ACM Awards), ka publikuar sot listën e të nominuarve, që e vlerëson muzikën country.
Bujë bëri edhe rikthimi i këngëtares Taylor Swift. Swift s’do të dalë kurrë prej modës.
Të mërkurën, 30-vjeçarja shkëlqeu kur doli në skenë e veshur me shumë stil.
“People” ka mësuar se Swift është përgatitur vet për t’u paraqitur në skenë.
Flokët, grimin e madje edhe veshjen e ka bërë vet këngëtarja.
Edhe
Taylor Swift nuk shqetësohet nga reagimet për albumin e saj të ri
Ishte veshur me “Stella McCartney” nga koka te këmbët. Swift veshi pantallona ngjyrë kafe e një xhaketë me ngjyra vezulluese. Mbathi take të zeza e flokët e saj kaçurrele i lidhi prapa kokës.
Swift u paraqit me këngën e saj “betty” të cilën e këndoi live.

Artikuj të ngjashëm
-
Taylor Swift bëhet artistja më e vlerësuar me çmime në historinë e MTV VMA
-
Taylor Swift kantautorja e dytë më e re në histori që futet në “Songwriters Hall of Fame”
-
Taylor Swift premierën e videoklipit të ri do ta shfaqë nëpër kinema
-
Taylor Swifti e kalon Draken, bëhet artistja më e dekoruar me çmime nga "Billboard"