Ditët e fundit adhuruesit kanë pasur mundësi të shohin shumë vazhdime filmash nëpër kinema, qoftë të filmave aksion apo atyre me superheronj. Por, një vazhdim i ri vjen së shpejti, e që në fakt ia kujton publikut se sa argëtuese është të jesh seksi.
Traileri i filmit të ardhshëm, “Magic Mike’s Last Dance”, e rikthen aktorin Channing Tatum në rolin e protagonistit Mike Lane, i cili hyn në një lidhje të re romantike dhe i vjen një mundësi e re për ta zhvilluar biznesin e tij . Ngjarja fillon me atmosfera të forta plazhi në Miami, teksa Mike ia tregon një gruaje të pasur talentin e tij për kërcim ekzotik. Kështu, ai më në fund duke se e gjen dikë që beson në talentin e tij.
Përveç si protagonist, Tatum gjithashtu shërben në rolin e producentit të filmit, derisa krahas tij luan edhe aktorja e famshme latine, Salma Hayek. Në këtë vazhdim të tretë, Steven Soderbergh rikthehet në rolin e regjisorit.
“Magic Mike’s Last Dance” fillon së shfaquri nëpër kinema më 10 shkurt 2023.