Taron Egerton ka insistuar se skenat seksuale në biopikun e Elton John, “Rocketman” i kalojnë kufijtë.
Aktori uellsian dhe ylli i “Bodygard”, Richard Madden, i cili e luan rolin e të dashurit dhe menaxherit të Eltonit, John Reid, u paraqit në titujt kryesorëm kur u bë e ditur se shefat e Paramount Pictures kërkuan që një skenë eksplicite, ku thuhet se Elton dhe Reid shihen «në marrëdhënie intime në shtrat», me prapanica të ekspozuara plotësisht, të hiqet nga filmi i Dexter Fletcher.
Duke folur për revistën britanike “GQ”, ylli i “Kingsman: The Secret Service” ka këmbëngulur që skenat vërtet i kalojnë kufijtë, por ato janë të nevojshme për ta përshkruar me saktësi jetën e Eltonit si një mashkull homoseksual, shkruan KOHA Ditore.
"Ajo që e xhiruam ishte goxha eksplicite", tha 29-vjeçari. "Kjo është arsyeja se pse e kam bërë filmin. Ato skena janë jashtëzakonisht të rëndësishme kur e ke një ikonë të përmasave të tilla, që do të thotë kaq shumë për një komunitet.
"Eltoni ka qenë bartës i standardeve. Dhe për mua, sidomos si një aktor heteroseksual, mosshtyrja e kufijve për aq sa mundem ose mospërpjekja për një ekranizim të sinqertë të të qenit homoseksual, do të ishte gabim".
Biopiku i “Queen”, “Bohemian Rhapsody”, i cili u bë me regji të Fletcher pasi që Bryan Singer u shkarkua në dhjetor të vitit 2017, u kritikua për zbehjen e homoseksualitetit të Freddie Mercury. Dhe sipas redaktorëve në “Daily Mail”, drejtuesit e “Rocketman” janë të vendosur që ta marrin një rejting prej PG-13, i cili është i barasvlershëm me një vlerësim 12A në Britani të Madhe dhe të korrin sukses të madh nga ky film.
-
“Rocketman” do të shfaqet nëpër Britani të Madhe i shoqëruar nga një orkestër live
-
Elton John: “Taron Egerton meriton Oscarin për Rocketman”
-
“Rocketmani” i Elton John i tejkalon 100 milionë dollarë në arkat kinematografike
-
Elton John: “Nuk kam jetuar një jetë PG-13”
-
Premiera e filmit e Elton John muajin e ardhshëm në Kanë