Filmi biografik për pop këngëtarin e famshëm britanik Elton John me titullin "Rocketman", do ta ketë premierën në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e ardhshëm, raporton Sky News.
Më saktë, filmi në të cilin Taron Egerton e luan këngëtarin dhe pianistin britanik do të shfaqet më 16 maj në rivierën e njohur franceze.
Është interesante të theksohet se regjinë e "Rocketman" e ka bërë Dexter Fletcher i cili e zëvendësoi Bryan Singerin si regjisorin e filmit biografik për Freddie Mercury "Bohemian Rhapsody" pasi që u shkarkua Singer, shkruan KOHA Ditore.
Vetë Elton John është producent i filmit dhe mund të thuhet me siguri se "Rocketman" në një farë mënyre është hibrid i cili në vete i përfshin elementet e biografisë dhe autobiografisë.
Në Britani të Madhe, ky film do ta ketë premierën më 24 maj, ndërsa publiku në mbarë botën do ta shohë atë në fund të majit.
-
“Rocketman” do të shfaqet nëpër Britani të Madhe i shoqëruar nga një orkestër live
-
Taron Egerton si Elton John në fantazinë muzikore "Rocketman"
-
Elton John: “Taron Egerton meriton Oscarin për Rocketman”
-
“Rocketmani” i Elton John i tejkalon 100 milionë dollarë në arkat kinematografike
-
Rrëfimi fantastik i Elton Johnit