Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taron Egerton si Elton John në fantazinë muzikore "Rocketman"

Në karrierën e tij të gjatë, Elton John i ka shitur më shumë se 250 milionë kopje të albumeve të tij. Ai ka fituar pesë Grammy Awards, pesë Brit Awards, çmimin Tony, një Golden Globe dhe një Oscar.

“Rocketman” është një fantazi epike muzikore për historinë e pabesueshme të Elton Johnit. Filmi e ndjek transformimin fantastik të pianistit të ndrojtur Reginald Dwight në superyllin botëror Elton John.

Image

Ky rrëfim frymëzues tregon se si një djalë nga një qytet i vogël bëhet ikonë e pop kulturës. Në film, Taron Egerton i performon disa nga këngët më të famshme të Eltonit. Yjet Jamie Bell e luan tekstshkruesin shumëvjeçar të Eltonit, Bernie Taupin, Richard Madden e luan menaxherin e parë të Eltonit, John Reid, ndërsa Bryce Dallas Howard është nëna e tij, Sheila Farebrother, shkruan KOHA Ditore.

“Rocketman” do të vijë në kinema në maj.