Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elton John: “Nuk kam jetuar një jetë PG-13”

Rock ylli Elton John qysh në vitin 2011 filloi të punojë në Rocketman, filmin muzikor, fantastik, biografik për jetën e tij. Filmi në fund filloi të shfaqet këto ditë, ndërsa detajet rreth produksionit po fillojnë të zbulohen.

Një prej pengesave në të cilat hasën ishte se studioja fillimisht donte ta zvogëlonte sasinë e seksit dhe drogës në film dhe t’i largonte elementet fantastike të tregimit. Për fat të mirë, kjo ide nuk kaloi.

Image

Në një artikull të kohëve të fundit të shkruar për “Guardian”, këngëtari i zbuloi disa detaje rreth jetës së tij dhe xhirimit të filmit: “Disa nga studiot donin ta reduktonin sasinë e seksit dhe drogës në mënyrë që filmi ta merrte etiketën PG-13. Por unë thjesht nuk e kam jetuar një jetë që u përket parametrave të etiketës PG-13. As unë nuk e doja një film të mbushur me drogë dhe seks, por gjithashtu të gjithë e dimë se as seksi dhe as droga nuk kanë munguar gjatë viteve ‘70 dhe ‘80, kështu që nuk ka kuptim ta bësh një film që do të nënkuptonte se pas çdo koncerti kam shkuar në qetësi në dhomën e hotelit me një gotë qumësht të ngrohtë dhe me Bibël, shkruan KOHA Ditore.

Edhe disa donin ta hiqnin këtë element fantastik dhe ta bënin një film të thjeshtë biografik, por kjo do ta humbiste plotësisht kuptimin. Siç thashë, unë kam jetuar shumë në kokën time si fëmijë. Dhe kur filloi karriera ime, ajo filloi ashtu që pothuajse m’u duk sikur nuk është e vërtetë... Por, kur kjo ndodhi, më lansoi si një raketë: është një moment në Rocketman kur interpretoj në skenën e klubit “Troubadour” në LA dhe papritmas gjithçka në dhomë fillon të levitojë, duke përfshirë veten time, dhe sinqerisht – e tillë ishte ndjenja”.

Këngëtarit të popullarizuar në fund iu realizua dëshira për ta bërë një film të vërtetë biografik për jetën e tij, ndërsa se si Taron Egerton u gjet në këtë mjedis kaotik dhe të çmendur mund ta kuptojmë kur ta shikojmë filmin.