Suksesi i mërgatës shqiptare në Gjermani po vazhdon të dëshmohet edhe në skenat më prestigjioze të muzikës. Erëza Suka, me prejardhje nga Suhareka, ka shkëlqyer në edicionin e spektaklit të njohur “The Voice of Germany”, duke arritur të zgjedhet në mesin e gjysmëfinalistëve.
Për suksesin e saj ka shkruar ambasada e Kosovës në Gjermani. Ambasadori Faruk Ajeti, duke u publikuar një pjesë nga performanca e saj, ka thënë se Erëza është shembull i brezit të ri të artistëve.
“Erëza Suka, me prejardhje nga Suhareka, pati një performancë të shkëlqyer në edicionin e fundit të „The Voice of Germany“, duke u përzgjedhur në mesin e gjysmëfinalistëve. Me talentin e saj, Erëza është shembull i brezit të ri të artistëve që po hapin rrugë të reja dhe po dëshmojnë se muzika dhe arti ynë kanë shumë për t’i dhënë botës. Suksesi i saj është një frymëzim për të rinjtë tanë kudo që ndodhen”, ka shkruar ambasadori Ajeti.
Ai gjithashtu i ka uruar suksese Erëzës dhe ekipit të saj Team Shiri në këtë edicion.
-
“Zjerm” shndrit Shqipërinë drejt finales së “Eurovisionit”
-
Rita Ora: Jam krenare që jam emigrante
-
“Okarina” e çon zërin e Kosovës në skenat më prestigjioze të Gjermanisë
-
Plot 25 lojtarë të lindur në Gjermani paraqiten për përfaqësuese të tjera
-
Luajti për të rinjtë e Gjermanisë, Shqipërisë e Kosovës, Feka synon fillim të ri në kategorinë e pestë