Anëtarët e grupit “Sytë”, që njihen për “dream pop”, të ngjyrosur me vokale shpirtërore dhe melodi marramendëse, kanë publikuar video-klipin e tyre të ri.
“The End” është kënga e parafundit në albumin “Divine Computer”, i cili është lansuar në mars të këtij viti. Stili i kësaj kënge është një përzierje e ritmeve tradicionale shqiptare, në kombinim me harmoni dhe melodi që ngjasojnë me stilin r&b/neo-soul.
Tekstin e këngës e ka shkruar vokalistja e grupit, Nita Kaja. Video-klipi është prodhim i kompanisë “Wonder”, me regjisor të Andi Gola. Në të një alien e sulmon Prishtinën, dhe “Sytë” i dalin në mbrojtje qytetit.
Nita Kaja (vokal) dhe Drin Tashi (kitarë, sint) janë themeluesit e grupit. Qenë takuar në Prishtinë gjatë verës së vitit 2016, kur i vunë edhe themelet e grupit. Më vonë në “Sytë” u bashkuan edhe bas-kitaristi Fatlind Ferati dhe bateristi Granit Hovolli. “Sytë” në korrik të vitit 2018 lansoi EP-në me emrin e grupit, e më 20 mars të këtij viti albumin “Divine Computer”.