Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sylvester Stallone vjen në rolin e superheroit në filmin “Samaritan”

Edhe superheronjtë plaken. Dhe pikërisht kjo ndodhë me personazhin e Sylvester Stallones në filmin e ri të platformës Amazon, “Samaritan”.

Tashmë janë publikuar pamjet e para të projektit të ardhshëm, ku ylli i filmave aksion vjen në rolin e një heroi në moshë të shtyrë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Samaritan” e rrëfen historinë e një burri të quajtur Smith, i cili është një hero i pensionuar. Duke qenë se i ka lënë pas vetes ditët kur e luftonte krimin, ai e jeton jetën si qytetar i thjeshtë. Por, kur e shpëton një djalosh nga disa sulmues, jeta e tij e qetë komplikohet paksa. Djaloshi në fjalë e identifikon si superheroin që të gjithë mendojnë se ka vdekur, dhe mundohet ta bindë atë që t’i rikthehet profesionit të vjetër të shpëtimit të njerëzve në nevojë.

Krahas Stallones në film luajnë edhe aktorët: Javon Walton, Martin Starr, Moises Arias, Sophia Tatum dhe Dascha Polanco. Skenarin e tij e ka shkruar Bragi F. Schut ndërsa në rolin e regjisorit vjen Julias Avery.

“Samaritan” e shënon premierën në “Amazon Prime Video” më 26 gusht të këtij viti.