Showbiz

“Sunny Hill Festival” sjell në Kosovë këngëtarin italian, Mahmood

Mahmood është një artist tjetër i cili do të bëhet pjesë e festivalit “Sunny Hill” këtë vit.

“Sunny Hill Festival” ka njoftuar të shtunën se këngëtari italian i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tyre për të performuar në Kosovë.

“Artisti që po hedh në erë renditjen italiane dhe paragjykimet globale po na bashkohet këtë verë për të ofruar një slitë të bukur emocionale përmes tingujve dhe teksteve të tij unike. Nuk është rastësi që hiti i italianit Mahmood përkthehet "Të dridhura", pasi së fundmi bëri një dridhje të botës dhe ne jemi SHUMË gati për të!”, thuhet në njoftimin e Sunny Hill.

Mahmood u bë i njohur pasi konkurroi në sezonin e gjashtë të versionit italian të X Factor. Ai ka fituar dy herë Festivalin Muzikor të Sanremos, në vitin 2019 me këngën "Soldi" dhe në vitin 2022 përkrah Blanco me këngën “Brividi”.

Këtë vit ai e ka përfaqësuar Italinë në “Eurovision” bashkë me Blancon me këngën “Brividi”.

Artistë të tjerë botërorë që do të marrin pjesë sivjet në Sunny Hill Festival do të jenë edhe Burak Yeter, DJ Diplo, AjTracey, dhe Skpeta.

Pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë me COVID-19, festivali këtë vit do të mbahet më 4,5,6 dhe 7 gusht.

 

Our mood is @mahmood ! ? The artist who is blowing up Italian rankings and global prejudices is joining us this summer...

Posted by Sunny Hill Festival on Saturday, June 4, 2022