Ylli i Hollywoodit Kevin Spacey ka kërkuar falje publikisht pasi u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një aktor.
Bëhet fjalë për aktorin Anthony Rapp, i cili ishte vetëm 14 vjeç kur Spacey e kishte ftuar në një festë, e më pas në gjendje të dehur e kishte ngacmuar seksualisht, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpacey megjithatë, ka thënë se nuk e kujton fare atë moment pasi sipas tij, bëhet fjalë për diçka që ka ndodhur rreth 30 vjet më parë.
Rapp ka thënë se pas skandalit të Harvey Wenstetin, ka vendosur që edhe ai të ndajë historinë me të gjithë.
Por Spacey, edhe pse thotë të mos i kujtohet momenti kur e ka ngacmuar seksualisht aktorin Rapp në një dhomë gjumi, ai megjithatë i ka kërkuar falje publikisht.
Ka thënë se ndihet shumë keq që e ka bërë të ndihet keq gjithë këto vite.
“Në jetën time kam pasur lidhje të shumta, me burra e gra. Kam pasur lidhje të mira e romantike me burra gjatë jetës time, prandaj kam vendosur të jetoj si një homoseksual”, ka thënë Spacey ndër të tjera.
Më pas ai në rrjetin e tij social Twitter, ka postuar kërkim faljen ndaj aktorit Rapp.
Anthony Rapp
