Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Snoop Dogg foli për përgatitjet për koncertin e “Super Bowl 2022”

Reperi i njohur amerikan, Snoop Dogg, ka premtuar se do të jetë në formën më të mirë të mundshme, gjatë performancës në finalen e futbollit amerikan, “Super Bowl”.

49-vjeçari është pjesë e listës së performuesve të përbërë nga yje të muzikës rep dhe R&B, i cili do të interpretojë në skenën e mini-koncertit që organizohet në kuadër të ngjarjes më të ndjekur në Amerikë, në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Snoop u ka premtuar fansave se nuk do të ngelin të zhgënjyer nga koncerti “Super Bowl Halftime Show”.

I pyetur nëse tashmë ka filluar të përgatitet për këtë ngjarje, reperi tha: “Më duhet të pres për urdhrat dhe udhëzimet e tyre. Por do të jemi në formën më të mirë të mundshme, kurdo që të kemi më shumë performance rreth shout”.

Koncerti i finales së futbollit amerikan është një ngjarje tradicionale e cila ndiqet me shumë vëmendje nga publiku mbarë botëror. Në edicionin e radhës, për argëtimin e publikut të pranishëm në stadium dhe për të gjithë ata që e ndjekin ngjarjen “Super Bowl” nga shtëpia, do të kujdesen artistët: Dr. Dre, Eminem, Mary J. Blige, Snoop Dogg dhe Kendrick Lamar.

Edhe Performanca e Bad Bunnyt në “SuperBowl” ka thyer rekorde globale shikueshmërie Showbiz Performanca e Bad Bunnyt në “SuperBowl” ka thyer rekorde globale shikueshmërie

Por, Snoop Dogg ende nuk ka folur në detaje rreth këngëve që do t’i përzgjedhë për performancën e tij.

Për “Entertainment Tonight” reperi ka deklaruar: “Ne sapo kemi biseduar për anën kreative të koncertit dhe asaj se si duam të duket skena dhe çfarë ndjesie duam ta përçojmë. Pastaj do të flasim për muzikën, sepse kemi shumë këngë nga të cilat duhet të përzgjedhim. Por, fillimisht duam të sigurohemi për anën vizuale dhe kreative të shout, e më pas do të flasim për anën muzikore”.

Ikona e muzikës rep, Jay-Z dhe labeli i tij muzikor, “Roc Nation”, tashmë kanë marrëveshje bashkëpunimi me Ligën Kombëtare të Futbollit Amerikan, dhe ai mezi po e pret koncertin “Halftime Show” i cili organizohet nga kompania e famshme “Pepsi”.

Në shkurt të vitit 2021 nderin e performuesit të këtij shou e pati artisti kanadez, The Weeknd. Ai e shënoi një performancë të mirë por jo të jashtëzakonshme. Në fakt ishte koncerti i vitit 2020 ai i cili mori vlerësime pozitive të publikut, dhe e rriti shikueshmërinë e kësaj ngjarjeje që çdo vit ndiqet nga qindra miliona njerëz. Kjo falë performancës energjike të dy super yjeve të muzikës latine, Jennifer Lopez dhe Shakira.

Edhe Shakira krenare që Bad Bunny do të performojë në “Super Bowl” Showbiz Shakira krenare që Bad Bunny do të performojë në “Super Bowl”

Këngëtaret shënuan histori, duke u bërë yjet e para latine që ishin performueset kryesore në këtë ngjarje të rëndësishme sportive. Që të dyja, e interpretuan një kolazh të hiteve të tyre muzikore, duke sjellë shumë energji në skenë dhe të shoqëruara nga një trupë e madhe valltarësh.

Për 12 minuta kohë, pop yjet e muzikës, Shakira dhe JLo, i interpretuan 20 këngë së bashku, në mesin e së cilave ishin hitet: “She Wolf”, “Hips Don’t Lie”, “Whenever, Whatever”, “Jenny From the Block”, “Waiting for Tonight”, “Love Don’t Cost a Thing”, “Let’s Get Loud” dhe të tjerë.