Rrallëherë një film politik ia del që shikuesin ta bëjë të vallëzojë, por kjo ndodh vazhdimisht të seria e filmave “Small Axe” e Steve McQueen. Pesë filmat e pavarur janë të lidhur vetëm nga një subjekt i jashtëm, komuniteti indian perëndimor në Britani nga viti 1960 dhe 1980, dhe nga puna artistike e veçantë e McQueen. Shumica janë të bazuara në fakte historike, të mbushura me komente sociale për drejtësi racore që janë më relevante se asnjëherë më parë. Dhe ashtu siç bëjnë pak filma, ata na marrin brenda aksionit, në mes të skenave të vallëzimit, protestave në rrugë dhe në jetët e njerëzve të zakonshëm, por të paharrueshëm. Ato vënë në pah fuqinë e McQueens, nga fillimet e tij si një artist vizual, te realizimi i filmave për racizmin e pamohueshëm përfshirë “Hunger” dhe “12 Years a Slave”. Me “Small Axe”, ai del si regjisori më ngazëllues i ditëve të sotme.
Njëra nga tri pjesët që është shfaqur në Festivalin e Filmit në New York është e dallueshmja “Mangrove”, – e cila po ashtu do të bëjë hapjen e Festivalit të Filmit në Londër – ngjitësja, shpërfaqësja e ngacmimeve të policisë ndaj një pronari të një restoranti dhe mbështetësve të tij në lëvizjen “Black Power” të vitit 1960.
“Red, White dhe Blue” është njëlloj intensive, por më pak e plotësuar me John Boyega si Leroy Logan, që u ishte bashkuar forcave policore në vitet ’80 që ta reformonte të njëjtën nga brenda. Të dy filmat, që zhvillohen në një botë të brutalitetit policor dhe pabarazisë ndaj njerëzve me ngjyrë, janë të formësuar nga zemërimi i karaktereve dhe vendosmëria e tyre për të ndryshuar gjërat. Ata e qartësojnë titullin e serisë që vjen nga një proverb e indianëve perëndimorë për të pasur fuqi: “Nëse ju jeni pema e madhe, ne jemi sëpata e vogël”.
Në qendër të “Mangrove” është historia e vërtetë e Frank Crichlow, i cili në vitin 1968 kishte hapur një restorant modest të quajtur “The Mangrove”, në lagjen e indianëve perëndimorë, “Notting Hill”, në Londër. Me një tabelë të vendosur në dritare është shkruar me dorë: “Pronari është me ngjyrë”. Vendi është i ngrohtë dhe është një manifestim i muzikës. Policia fillon ta ngacmojë Frankun, që kur hap restorantin dhe asnjëherë nuk ndalet duke akuzuar padrejtësisht atë për lejimin e kumarit. McQueen bën tifo për observimet politike të filmit në jetën e komunitetit, që përfshijnë kalimin e kohës para ekranit jashtë “The Mangrove”, duke vallëzuar me muzikën e një bendi në rrugë. Në kontrast, disa skena nga policët janë të mjaftueshme për të shpërfaqur racizmin e tyre. Për shembull, humbësi i një loje me letra duhet që të arrestojë personin e parë me ngjyrë të cilin e takon.