Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Slash konfirmon se po punohet në albumin e ri të “Guns N' Roses”

Kitaristi i “Guns N' Roses”, Slash, ka konfirmuar se bendi i ka bërë planet për ta filluar punën në albumin e ri më vonë këtë vit.

Disa anëtarë, duke e përfshirë Slashin, më parë kishin lënë të kuptohet se kjo ide ishte diskutuar, ndërsa regjistrimi do të ndodhte pasi të përfundojnë obligimet e tyre rreth turneut në vjeshtë.

Duke shpjeguar se pse nuk ishte i drejtpërdrejtë në të kaluarën, Slash tha për 101 WRIF (via Alternative Nation), "Çështja është se nuk kishim bërë akoma asgjë dhe nuk më pëlqen të them asgjë. E dini se si njerëzit promovojnë gjepura dhe gënjejnë? Kështu që, vetëm desha të jem i sinqertë dhe s'kishte çfarë për të thënë se çfarë do të bënim në atë moment. Por në këtë moment, e di se do ta bëjmë këtë dhe tashmë kemi filluar të punojmë në albumin."

Slash tha se atij i është dukur frustruese kur qarkulloi një foto që e tregon rigun e tij të kitarave në shtëpinë e Axl Rose në Malibu. "Kishte një thashetheme se unë isha atje, ishte para se të kisha qenë atje," theksoi ai. "Po mendoja, "Zot, kjo është e bezdisshme". Por jam i entuziazmuar për atë që po ndodhë dhe të gjitha, kështu që do të jetë mirë. Është e mrekullueshme," shkruan KOHA Ditore

Gjatë intervistës telefonike, lidhja u ndërpre, pikërisht në momentin kur Slash filloi të fliste për albumin e ri. Kur u rikthye, ai u tall, "Si duket ishte Axl që tha diçka!"

"Kur ta përfundojmë turneun në vjeshtë," përfundoi ai, "atëherë do të fillojmë të punojmë në atë që do të jetë albumi i ardhshëm i Guns".