Basisti i “Guns N' Roses” Duff McKagan tha se ai besonte se ish-shoku i bendit nga epoka klasike Izzy Stradlin "thjesht nuk donte të ishte" pjesë e turneut ribashkues të bendit, i cili filloi në vitin 2016.
Kitaristi Stradlin ishte ftuar të kthehej, dhe raportet sugjerojnë se ai ishte afër që të marrë pjesë në të paktën një koncert, por planet nuk u realizuan, dhe kitaristi i kthyer Slash ka vazhduar të punojë me kolegun aktual Richard Fortus.
"Unë thjesht nuk mendoj se ai ka dashur ta bëjë këtë ndonjëherë," tha McKagan për Classic Rock në një intervistë të re (përmes Blabbermouth). "Ne u përpoqëm ta bënim që të funksiononte, por thjesht nuk funksionoi. Dhe në një situatë si kjo ju vërtetë duhet të kyçeni. Ju ose kyçeni ose jo, sepse treni ecën përpara. E mira është që Slashit me të vërtetë i pëlqen të interpretojë me Richard Fortus, dhe Slash është disi kërkues për këto gjëra. Ata kalojnë shumë mirë për sa i përket marrëdhënies së dy kitaristëve."
Ai shtoi: "Sinqerisht, nuk kam pasur shumë kohë që t’i kthehem çështjes së Izzy sepse ne thjesht ecëm përpara, dhe gjërat janë shumë mirë. Dhe siç kam zbuluar shumë herë në jetën time, gjërat duhet të ndodhin ashtu siç ndodhin."
Më parë në vitin 2019 McKagan sqaroi se Guns N' Roses e kishte përgatitur një vend të kitarës për Stradlin që ai t’ju bashkohet në prova, dhe e mbajtën opsionin e hapur për të paktën tre muaj në vitin 2016, shkruan KOHA Ditore. "Ne definivitisht donim ta bënim, dhe mendoj se ai mendoi për këtë, por kurrë nuk erdhi në prova", shpjegoi basisti. "Kishim përgatitur amplifikatorë për të. Muaji i parë i provave kaloi... asgjë. Muaji i dytë i provave erdhi dhe ne po flisnim me të: "Po afrohemi, Iz." Muaji i tretë i provave kaloi... asgjë."
Një vit më parë, Stradlin vetë e komentoi situatën, duke thënë: "turneu aktual i GN'R ka qenë një sukses i madh për djemtë. Mospjesëmarrja ime thjesht ishte dështimi për ta arritur një kompromis të lumtur përmes procesit të negociatave. Kjo është jeta. Ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë".
-
Slash thotë se “Guns N' Roses” nuk janë të sigurt si do ta publikojnë muzikën e re
-
Slash konfirmon se po punohet në albumin e ri të “Guns N' Roses”
-
Basisti i “Guns 'n' Roses” paralajmëron aksidentalisht albumin e ri
-
The Rolling Stones shtyjnë planet për turne, Mick Jagger shpreson për rikthim sa më shpejt
-
Paralajmërohet bashkimi i grupit legjendar “Van Halen”