Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Basisti i “Guns 'n' Roses” paralajmëron aksidentalisht albumin e ri

Axl Rose dhe kolegët e tij nga bendi Guns ‘n' Roses thjesht nuk duan të flasin për projektet e reja, por kohët e fundit basisti Duff McKagan ka konfirmuar se bendi përsëri është bashkuar dhe është duke punuar me vrull të plotë në këngët e reja, raporton NME.

Që kur McKagan dhe kitaristi Slash janë bashkuar përsëri me Axl Rose në vitin 2016, janë mbajtur disa turne të suksesshme, por pa ndonjë shenjë të ndonjë materiali të ri të regjistruar në studio.

Megjithatë, McKagan e konfirmoi se i kishte dëgjuar demot e para në të cilat është duke punuar këngëtari legjendar Axl Rose, shkruan KOHA Ditore.

"Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë orar strikt të cilin duhet ta respektojmë gjatë procesit të regjistrimit. I kam dëgjuar disa këngë të mrekullueshme të cilat Axl i ka, me të vërtetë ka gjëra të mrekullueshme në të cilat është duke punuar kështu që jam i ngazëllyer për mundësinë e regjistrimit të tyre", tha McKagan për radion Trunk Nation.

Kur nga Duff McKagani u kërkua të jetë më specifik kur është fjala për hyrjen në studio, ai megjithatë tha se nuk dëshiron të spekulojë në mënyrë që të mos e zhgënjejë publikun nëse diçka e papritur ndodh në ndërkohë.

Edhe Slash thotë se “Guns N' Roses” nuk janë të sigurt si do ta publikojnë muzikën e re Showbiz Slash thotë se “Guns N' Roses” nuk janë të sigurt si do ta publikojnë muzikën e re

Albumi i fundit i Guns 'n' Roses "Chinese Democracy" është regjistruar qysh në vitin 2008. Ishte ky edhe albumi i tyre i parë i muzikës autoriale që nga dalja e albumit të tyre fenomenal "The Spaghetti Incident" në vitin 1993.

"Krijimi i albumit është një proces i vërtetë, por edhe segmenti më argëtues i punës së bendit tonë si Guns ‘n’ Roses. Megjithatë, ne nuk duhet të flasim për këtë. Se çfarë do të ndodh me këtë do të informoheni me kohë", mbeti misterioz McKagan.