Kitaristi i “Guns N' Roses”, Slash, tha se nuk ishin të vërteta thashethemet se bendi kishte regjistruar këngë të re për filmin e ri “Terminator”.
Një grup fansash publikuan kohët e fundit sugjerimin se po punohej në një këngë për filmin “Terminator: Dark Fate”, në të cilin Arnold Schwarzenegger, Linda Hamilton dhe Edward Furlong i përsërisin rolet e tyre origjinale, shkruan KOHA Ditore. Kënga e bendit nga viti 1991 "You Could Be Mine" u shfaq në kolonën zanore për “Terminator 2: Judgment Day”, dhe përsëri në vazhdimin e vitit 2009 “Terminator Salvation”.
"Vetëm do ta bëjmë një miniturne në Shtetet e Bashkuara dhe disa koncerte në Meksikë, nga fundi i këtij muaji deri në nëntor," tha Slash për “Trunk Nation të Eddie Trunk”. "Dhe mendoj se do të kemi diçka në mars për sa i përket turneut. Por, pa dyshim, të gjithë e dinë që ne po punojmë në material të ri, gjë që është emocionuese, kështu që kryesisht në këtë është fokusi."
"Nuk ka asgjë për filmin “Terminator”, meqë ra fjala. Këto thashetheme disi lansohen dhe më pas bëhen të mëdha dhe nuk mund t’i ndaloni dot. Ato thjesht qarkullojnë. Sidoqoftë... nuk ka asgjë sa i përket kësaj", shtoi tutje ai.
-
Slash thotë se “Guns N' Roses” nuk janë të sigurt si do ta publikojnë muzikën e re
-
Slash konfirmon se po punohet në albumin e ri të “Guns N' Roses”
-
The Rolling Stones shtyjnë planet për turne, Mick Jagger shpreson për rikthim sa më shpejt
-
Ariana Grande nuk planifikon album të ri para turneut “Eternal Sunshine”
-
“Rolling Stones” rikthehen me turne