Bateristi i njohur britanik Ginger Baker ka vdekur në moshën 80 vjeçare.
Baker, i cili u bë i famshëm me Eric Clapton dhe Jack Bruce në bendin “Cream”, vdiq në spital të dielën në mëngjes, ndërsa një deklaratë në faqen e tij në Twitter e konfirmoi këtë lajm, shkruan KOHA Ditore.
"Me pikëllim të madh njoftojmë se Ginger ka ndërruar jetë në paqe në spital këtë mëngjes", thuhet në postim. "Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja të dashura gjatë javëve të kaluara."

Rok bendi mbijetoi vetëm për tre vjet për shkak të marrëdhënies së paqëndrueshme të Baker me Bruce, por ata mbeten një nga bendet më me ndikim të të gjitha kohërave, me hitet përfshirë “I Feel Free”, “Strange Brew” dhe “Sunshine Of Your Love”.
Familja e yllit zbuloi më 26 shtator se ai ishte "i sëmurë rëndë në spital", duke shkruar në Twitter: "Ju lutem lutuni për të sonte."
Baker në vitin 2013 zbuloi se po vuante nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike për shkak të pirjes intensive të duhanit dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër të hapur në vitin 2016 për këtë sëmundje. Ai gjithashtu vuante nga dhimbje kronike në shpinë nga osteoartriti degjenerues.
Ai la pas vetes tre fëmijët e tij, Ginette, Leda dhe Kofi.