Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shqiptari i “The Fate of the Furious”

Marko Caka, aktori shkodran qe ka prekur Hollywood-in ne filmin "The Fate of the Furious" tregon për Top Channel eksperiencën e tij në projektin gjigand të Universal.

Të jesh pranë yjeve dhe të punosh me ta nuk është e lehte. Por për aktorin e ri kjo do të jetë një eksperiencë e paharrueshme qe nga teknologjia e fundit e përdorur e deri tek puna me regjisorin F. Gary Gray (Grei) tre jave në sheshxhirim. Ai veçon skenën e Cleveland.

TCH: Si është të jesh pranë yjeve dhe të punosh me ta?

Marko Caka: Kam qenë 3 javë në shesh xhirim me Vin Diesel, Dwayne Johnson, Jason Statham, Scott Eastwood. Ishte një kënaqësi e veçantë sepse isha tre javë në Atlanta dhe Clivenland.

TCH: Si ka qenë puna me regjisorin Gray? Personalisht çfarë shije të ka lënë?

Edhe Aktori shqiptar humb rolin kryesor në Hollywood, nuk bënte dot homoseksualin Showbiz Aktori shqiptar humb rolin kryesor në Hollywood, nuk bënte dot homoseksualin

Marko Caka: Mua më ka lënë një shije shumë të mirë, shumë i thjeshtë. TË punosh me Gray është një kënaqësi shumë e madhe, sepse është një regjisor shumë i madh me tepër qartësi në punën e tij.

TCH: Ke ndonjë skenë të preferuar? 

Marko Caka: Nuk e kisha besuar që ata do të vinin makinat më të shtrenjta, miliona dhe në 3 sete t’i kthenin edhe njëherë dhe t’i prishnin edhe njëherë makinat. S’më kishte shkuar në mendje që do të bënin diçka të llahtarshme Universal me grupin e tij. 

TCH: Bëhet fjalë për një film aksion, ndërkohë që teknologjia ka evoluar në mënyrë ekstreme.

Edhe U shfaq premiera e filmit të ri aksion “Ambulance” Showbiz U shfaq premiera e filmit të ri aksion “Ambulance”

Marko Caka: Tek skenat e shpejtësisë në Cliverland, ku janë edhe përplasjet e mëdha, aty është përdorur një teknologji shumë e lartë. Një teknologji që Universal ka shpenzuar nga buxheti i saj mbi 850 milionë dollarë për ta ndërtuar këtë film.