Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“The Fate of the Furious” në ritëm me garën e spektaklin

Kalimi i filmit “Fast & Fourius” prej asaj që ishte i destinuar si DVD në lapidar ka qenë një prej sukseseve më të papritura kinematografike në vitet e fundit. Ishte një film, i cili në fillim konsiderohej se nuk kishte nevojë për vazhdimësi dhe ishte lënë si i tillë.

Pesë vazhdimet erdhën më pas si mjete fitimprurëse në Hollywood, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Sigurisht se një nga ata që bëjnë vlerësime cinike mund të mendojnë se vdekja e Paul Walker gjatë xhirimit të filmit “Fast and Furious 7” i ka dhënë kësaj serie një simpati më të madhe për një numër të audiencës, të cilët në rrethana të tjera do ta braktisnin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo do të nënvlerësonte magjinë e kësaj serie në filmat e mëparshëm, të cilët çdoherë janë zhvilluar dhe kanë evoluar në një garë universale: një përzierje e veturave tepër të shpejta, lojërat me fjalët dhe eksplodimet, dhe një pjesë të vogël të ndjeshmërisë që ta mbajë ta prekë një pjesë të audiencës.

Për “The Fate of the Furious” – që ndryshe njihet “Fast & Furious 8”, “Fast 8” apo vetëm “F8” – një tjetër rrufe e ndjekjes me vetura i është shtuar këtij filmi aksion, të llojit të trilerit kibernetik për shkak të skenave të punuara në kompjuter.

Është një pjesë shtesë e papërshtatshme që rrezikon të kalojë në zhargon të pakuptueshëm teknologjik. Megjithatë personazhet janë të njëjta, plus me prurje të reja. Personazhi i Vin Dieselit, Dom, me zë kumbues e pamje prej gangsteri, por me zemër të artë, jeton në Kubë me Lettyn (Mixhelle Rodriguez). Jeta është e ëmbël për ta dhe madje bëjnë biseda që të krijojnë familje, por u del në rrugë Cipher (Charlize Theron), terroriste, njohëse e mirë e teknologjisë, zotësia e së cilës në tastaturë do ta bënte të skuqej edhe Anonymusin.

Me një rrëshqitje të lehtë në telefonin e mençur, ajo kërcënon Domin me disa detaje të papërshtatshme të së kaluarës së tij dhe më pas ai detyrohet që ta ndihmojë të vjedhë disa pajisje të fuqishme, të cilat së bashku mund të krijojnë një shkatërrim gati nuklear.

Ata që i dalin në rrugë Domit në këtë përpjekje janë miqtë e tij të garave, duke përfshirë personazhin e Dwayne Johnson, oficerin policor të kthyer në garues të veturave të shpejta dhe – në një ndryshim të bukur – Deckard Shaw, personazhi i Jason Statham, i cili luan rolin e një antiheroi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.