Ekipi i “Fast and Furious 8” ka marrë pjesën në premierën evropiane të filmit në Berlin të martën mbrëma.
Aktorët Vin Diesel, Charlize Theron dhe F. Gary Gray u pritën nga qindra fansa, bën të ditur TV Arta.
“The Fate of the Furious” siç njihet filmi në Amerikë, sjell vetura të shpejta, ndjekje dhe shpërthime. Në film shfaqen edhe tanke dhe nëndetëse.
Diesel ka thënë se një herë ka hequr dorë nga roli i tij, pasi që kishte menduar se skenari nuk është i mirë sa duhet.
“Pastaj e kuptova që bota nuk mërzitet a më pëlqen skenari apo jo. Ata duan të e shohin Domin duke luftuar çdo ditë për ta bërë skenarin e mirë dhe për ta bërë filmin më të mirë”, ka thënë Diesel.
“Fast and Furious 8” do të shfaqet nëpër kinematë gjermane nga 12 prilli.