Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shpallen fituesit e çmimeve të sivjetme “MTV Movie & TV Awards”

Të dielën mbrëma (5 maj) u ndanë çmimet “MTV Movie & TV Awards”, në Santa Monica të Kalifornisë.

Filmi rekordthyes i arkave filmike, “Spider-Man: No Way Home” dhe seriali hit i kanalit HBO, “Euphoria”, i fituan çmimet kryesore të mbrëmjes ato, “Filmi më i mirë” dhe “Seriali më i mirë i vitit, raportoi të hënën portali “Deadline”.

Ceremonia e udhëhequr nga aktorja Vanessa Hudgens, këtë vit i kombinoi fituesit e kategorive për film, seriale dhe emisione televizive, në një vend.

Yje të shumë qenë të pranishëm në këtë ngjarje e cila u shoqërua me qilim të kuq, derisa disa të tjerë munguan shkaku i angazhimeve me projekte të ndryshme. Në mesin e atyre që munguan në skenë për t’i pranuar çmimet gjatë mbrëmjes, ishte edhe çifti më simpatik i showbizit, Tom Holland dhe Zendaya.

Holland u shpall fitues i çmimit “Performanca më e mirë në film”, kurse e dashura e tij Zendaya u vlerësua me shpërblimi, “Performanca më e mirë në serial”, për rolin e saj në shoun “Euphoria”

Me çmime speciale gjatë mbrëmjes u nderuan dy yje të Hollywoodit.

Edhe Fituesit e çmimeve “Golden Globe” Showbiz Fituesit e çmimeve “Golden Globe”

Aktorit Jack Black iu nda çmimi “Comedic Genius”, ndërsa këngëtares dhe aktores ikonike, Jennifer Lopez, iu nda çmimi “Generation Award”. Sipas MTV-s, ky shpërblim i nderon ata aktorë të cilët me kontributin e tyre divers në film dhe television, kanë arritur të shndërrohen në emra të njohur anembanë botës.

Ndër fituesit të tjerë të mbrëmjes ishin: Scarlett Johansson, e cila u shpall fituese e çmimit “Heroi më i mirë” për portretizimin e heroinës Black Widow, Daniel Radcliffe e fitoi çmimin “Best Villan” për portretizimin e personazhit të keq në filmin “The Los City”, Ryan Reynolds u nderua për performancën më të mirë komike në fimin “Free Guy”, çmimi “Kënga më e mirë” shkoi për yllin Jennifer Lopez, për hitin “On My Way To You”, Olivia Rodrigo u nderua më çmimin “Dokumentari më i mirë muzikor”, Selena Gomez u shpall fituese e çmimit “Best Lifestyle Show” për emisionin e saj televiziv, “Selena+Chef”, emisioni më i mirë i vitit u emërua “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” dhe Kelly Clarkson u nderua me çmimin “Prezantuesja më e mirë”.