“Archewell Audio”, kompania e çiftit Harry dhe Meghan, e ka lajmëruar përfundimin e bashkëpunimit disa vjeçar me platformën Spotify, përmes një komunikate të përbashkët për media, lajmëron CNN.
“Spotify dhe Archewell Audio kanë rënë dakord reciprokisht për ta shkëputur marrëveshjen dhe jemi krenarë për gjithë materialet që kemi bërë së bashku”, thuhet në deklaratë.
Njoftimi vjen vetëm dy javë pasi Spotify bëri të ditur se ka shkurtuar 200 vende pune brenda njësisë së saj të podcastit.
Duka dhe Dukesha e Sussexit nënshkruan marrëveshje prej 20 milionë dollarësh me gjigantin e transmetimit në vitin 2020 - në të njëjtin vit ata u larguan si anëtarë të lartë të familjes mbretërore britanike dhe u bënë të pavarur financiarisht - megjithatë, dyshohet se nuk bënë mjaftueshëm përmbajtje për të garantuar pagimin e shumës së rënë dakord fillimisht.
Besohet se çifti mbretëror po vazhdon të zhvillojë përmbajtje për audiencën e podcastit ‘Archetypes’ në një platformë tjetër.
-
Harry dhe Meghan kanë nënshkruar marrëveshje të re shumëvjeçare me Netflixin
-
Princi Harry planifikoi intervista me Trumpin dhe Putinin
-
Princi Harry dhe Dukesha Meghan humbin gjyqin për të drejtën autoriale
-
Spotify do të largojë 6% të fuqisë punëtore
-
Yje të shumta do të jenë të ftuar në podcastin e Meghan Markle