Princi Harry dhe Dukesha Meghan kishin aplikuar për të drejtën ekskluzive për emrin i cili u përdor nga Meghan si titulli i podcastit të saj në Spotify, “Archetypes” dhe tash është anuluar. Por, Zyra e Patentave dhe Markave të Shteteve të Bashkuara e kanë refuzuar kërkesën për shkak të "gjasave të konfuzionit" në mes tyre dhe një marke ekzistuese.
Sipas gazetarit të gazetës Daily Mail, Richard Eden, firma e Arizonës, “Archetypes LLC” kërkoi përdorim ekskluziv në vitin 2015, për një seri librash dhe artikujsh rreth “të ushqyerit, fitnesit, seksualitetit, vetë-përmirësimit psikologjik” dhe më shumë.
Përveç kësaj, Princi Harry dhe gruaja e tij nuk arritën ta nënshkruanin aplikimin e tyre, një gabim që Meghan bëri edhe kur aplikoi vitin e kaluar për ta riaktivizuar markën tregtare “The Tig”, emri që ajo kishte përdorur më parë për blogun e saj të stilit të jetesës, transmeton Female First.
Kërkesa origjinale për markën “Archetypes” - një fjalë që rrjedh nga greqishtja e lashtë që është përdorur për shekuj me radhë dhe do të thotë origjinali i përsosur nga i cili kopjohen gjëra të tjera.
Javën e kaluar u njoftua opinioni se podcasti “Archetypes” nuk ishte rinovuar nga Spotify.
Në një deklaratë të përbashkët për The New York Post, Spotify dhe Archewell Audio thanë se ata "ranë dakord reciprokisht për të ndarë rrugët dhe janë krenarë për serinë që bëmë së bashku."
Një zëdhënëse e Archewell Productions shtoi gjithashtu në The Wall Street Journal: "Meghan po vazhdon të zhvillojë më shumë përmbajtje për audiencën Archetypes në një platformë tjetër”.
Edhe
Yje të shumta do të jenë të ftuar në podcastin e Meghan Markle
Kjo ndodhi pasi producentja e podcastit, Rebecca Sananès, la rolin e saj.
Çifti kishte nënshkruar një marrëveshje prej 20 milion dollarë me gjigandin “streaming” në vitin 2020 - në të njëjtin vit ata u larguan si anëtarë të lartë të Familjes Mbretërore Britanike dhe u bënë financiarisht të pavarur, megjithatë, ata dyshohet se nuk kanë bërë mjaft përmbajtje për të justifikuar pagimin e shumës së rënë dakord fillimisht.