Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Flori Mumajesi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është shëruar, dhe se do të rikthehet në koncerte.
Ai javë më parë kishte lënduar kraharorin, në të cilin kishte dhimbje shumë të madhe, gjë që e kishte detyruar që të anulojë disa koncerte, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Faleminderit të gjithë atyre që më kanë shkruar për shëndetin këto ditë, po edhe atyre që nuk mundën. Ndërsa atyre që ju bë qejfi apo bënin komente të tipit (mirë t’i bëhet) ju them se dje më ndodhi mua, nesër mund t’ju ndodhi juve! Nuk mund të gëzohemi me fatkeqësinë e dikujt. Lutem për ju, zoti ju pastroftë shpirtin dhe të kuptoni se është më bukur të duash se sa të urresh. Nga nesër bashkë me djemtë do t’i rikthehemi koncerteve”, ka shkruar Mumajesi.
Ditë më parë ai publikoi në spanjisht “Karma” në bashkëpunim me Brunon, Klajdin, e DJ Vickyn.