Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Flori Mumajesi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se po lufton me një dhimbje në kraharor, lëndim ky që mund t’i anulojë të gjitha koncertet e tij.
Mumajesi bën të ditur se rikuperimi i tij mund të zgjasë 3 deri në 6 javë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk di a duhej ta bëja këtë postim apo jo, por e ndjej detyrim për ata njerëz që nuk kanë mundur të më shohin në koncert. Kam dy ditë që luftoj me dhimbje në kraharor, për të mos munguar, për të qenë aty me ju deri në minutën e fundit. Por, nuk ja dola dot dhe është dhimbja më e madhe në të vërtetë, pas këtij lëndimi rrezikoj t’i anuloj të gjitha koncertet”, shkruan ai.
Më tutje Mumajesi thotë se, “doktorët më kanë dhënë një afat nga 3 deri në 6 javë për t’u rikuperuar, por unë shpresoj të bëhem mirë më shpejt. Shpresoj mos t’ju shqetësoj ky postim. Nuk më pëlqen ta dramatizoj më shumë, është një lëndim i kockës brenda në krah që duhet kaluar vetëm me energji pozitive”.